
Skuadra e Vushtrrisë ka prezantuar transferimin më të ri të skuadrës, shkruan BlicMedia.
Ky është njoftimi i klubit.
Zyrtare: Nertil Hoxhaj në Vushtrri⚪🔵
Nertil Hoxhaj 22 vjeçar, i lindur ne Fier të Shqiperisë, i formuar te KF Partizani i Tiranës, klub me të cilin debutoi në maj të vitit 2016. Mbrojtësi i majtë, më t’u mbyllur sezoni në janar të vitit 2017 mori një ofertë nga KF Flamurtari i Vlorës ku pas qëndrimit 6 mujor transferohet në KF Bylisit, ku dha kontributin e tij që të renditen si kampion në tabel, por në grup të playoffit kishin Tiranën dhe nuk ia arritën dot të inkuadrohen në Superiore.
Pas aventurës në KF Bylis, Hoxhaj së fundi transferohet në KF Elbasani ku pas qëndrimit një vjeqar përfundon kontratën për të filluar një aventurë të re me ne, në Superligën e Kosovës! 💙
ne i deshirojmë #MIRESEARDHJE dhe i urojme shume #SUKSESE #FORCA #NH ⚪🔵