Sport

Zyrtare: Vushtrria ‘divorcohet’ me futbollistin nga Shqipëria

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Edhe aventura e Klevis Lushakut te Vushtrria ka qenë jetëshkurtër. Mbrojtësi 19 vjeçar nga Durrësi ka njoftuar se ka mbyllur bashkëpunimin me “Forcën” dhe tashmë është një futbollist i lirë, shkruan Gaztasheshi.

Lajmin e ka zbuluar vetë futbollisti, i cili i ka thënë se ka vendosur të ndërpresë bashkëpunimin me Vushtrrinë, pasi që nuk e kanë gjetur gjuhën e përbashkët për të vazhduar.

“E kam mbyllur kontratën e Vushtrrinë, pasi që nuk kemi gjetur gjuhën e përbashkët me drejtuesit e klubit. Jam futbollist i lirë dhe në shqyrtim të ofertave”, deklaroi Lushaku për Gazetasheshi.com.

Lushaku erdhi gjatë afatit kalimtar të verës nga skuadra e Teutës së Durrësit.

Ai është paraqitur në 14 ndeshje këtë edicion dhe ka shënuar një gol, madje duke i siguruar një pikë skuadrës së tij në barazimin 2-2 në “Ferki Aliu” ndaj Flamurtarit.

 

 

 

 

 

 

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv