
Sulmuesi kosovar Albion Avdijaj është prurja më e re e skuadrës shkodrane Vllaznia.
Paraditen e sotme është prezantuar para gazetarëve blerja e parë e Vllaznisë në merkaton e dimrit. Bëhet fjalë për sulmuesin Albion Avdijaj.
Ai është prezantuar nga ana e drejtorit sportiv Matko Djarmati dhe trajneri Thomas Brdariç të cilët janë shprehur se ky lojtar me aftësitë e tij do të jetë një vlerë e shtuar për skuadrën në pjesën e mbetur të sezonit.
Imazhi mund të përmbajë: 2 njerëz
“KF Vllaznia i uron mirëseardhjen futbollistit Albion Avdijaj dhe shpresojmë që ai të japë më të mirën e tij për fanellën kuqeblu!”, shkruan Vllaznia përmes një njoftimi në “Facebook”.