Sport

Zyrtare: Ulpiana s’e ka ndërmend të ndalet, transferon lojtarin e radhes

Klubi i inkuadruar edicionin e fundit në elitën e futbollit kosovar, Ulpiana është duke u treguar mjaftë aktive në afatin kalimtar të verës.

Skuadra nga Lipjani ka prezantuar të hënën portierin Jetmir Bashën, shkruan Demokracia.com.

Basha vjen te Ulpiana nga klubi shqiptar i Kukësit, ndërkohë që karrierë ka bërë edhe tek Tërbuni i Pukës.

“KF Ulpiana arrin marrëveshje me portierin 23-vjeçar, Jetmir Basha, i cili vjen nga radhët e KF Kukësit, ku ka mbrojtur edhe ngjyrat e skuadrës së KF Tërbunit të Pukës”, thuhet në njoftimin e klubit lipjanas.

“Ne i urojmë mirëseardhje Jetmirit, dhe së bashku t’ja arrijmë qëllimeve tona”.

Ulpiana krahas transferimeve, i ka kushtuar rëndësi edhe rinovimi të kontratave me disa nga futbollistët që dhanë kontribut edhe edicionin e kaluar në Ligën e Parë.

“Bardhekaltrit” edicionin e ri të garave që starton në mesin e muajit gusht luajnë në Superligën e Kosovës në futboll pas më shumë se një dekade.

Ndeshjen e parë e luajnë në udhëtim te Llapi.

Postime të ngjajshme
Sport

Napoli mposht bindshëm Bayernin në kuadër të miqësoreve para-sezonale

Sport

Liverpool gati kontrata e reja për 6 yjet e tyre, disa nuk janë në listë

Sport

Zyrtare: Rahoveci prezanton përforcimin e ri i cili vjen nga Llapi

Sport

Zyrtare: Futbollisti shqiptar largohet nga Prishtina