Sport

Zyrtare: Ulpiana huazon portierin e Llapit për edicionin e ri

Klubi i Futbollit Ulpiana nuk e ka ndërmend të ndalet në këtë afat kalimtar të verës.

Klub nga Lipjani ka arritur marrëveshje huazimi me Llapin për portierin e talentuar, Drilon Ajetin, shkruan Demokracia.com.

Lajmin e ka konfirmuar faqja zyrtare e Llapit në rrjetet sociale.

21-vjeçari ka mbërritur sot në “Sami Kelmendi” për të firmosur me skuadrën e Edlir Tetovës, duke blinduar kështu portën së bashku me Bashën dhe Blakçorin.

Ajeti në të kaluarën ka qenë pjesë e grupmoshave të West Ham dhe Llapit, ndërsa tani do të veshë fanellën e Ulpianës.

Postime të ngjajshme
Sport

Edon Zhegrova e merr një superlajm

Sport

Aguero arrin te Barcelona dhe shpenzon gjysmë milioni euro për të blerë një veturë të re

Sport

Vëllaznimi bën goditjen e radhës në merkato

Sport

Interi vjen me lajmin e fundit për Christian Eriksen