Sport

Zyrtare: Tyson rikthehet në ring pas 15 vitesh, caktohet data e meçit

Legjenda e boksit Mike Tyson është përsëri në ring. Tashmë është konfirmuar që Roy Jones Jr. Do të jetë rivali i taksonit e cila do të jetë përplasja e parë për Tyson që nga viti 2005.

Tyson tani është 54 vjeç, por në muajt e fundit, ai ka stëritur fortë derisa në për disa video shihet duke “grushtuar” bukur shumë përmes së cilës dëshironte të tregonte se sa i gatshëm është ai për të luftuar përsëri, transmeton Zeri.info.

Në vitin 2005, ai i tha lamtumirë boksit duke luftuar ndaj Kevin McBride në Uashington, ndërsa Jones Jr është tre vjet më i ri se Tyson.

Lufta do të zhvillohet më 28 nëntor në Staples Center në Los Anxhelos dhe një konferencë për shtyp është caktuar për 29 tetor, në të cilën luftëtarët do të shfaqen me një transmetim të drejtpërdrejtë në YouTube.

“Fakti që jemi 54 vjeç nuk do të thotë që jeta jonë ka mbaruar. Ndihem mirë u kujdesa shumë mirë për trupin tim dhe gjendja ime e mendjes është shumë më e mirë se sa e shumë luftëtarë të tjerë që aktualisht boksojnë”, tha Tyson.

Interesante është fakti se këtij meçi do t’i paraprijë lufta midis ish-basketbollistit të NBA-së, Nate Robinson dhe Jake Paul, një YouTuber i famshëm.

Postime të ngjajshme
Sport

Ish-futbollisti i Dritës triumfon në Kupën e Lituanisë, thotë se është koha për një aventurë të re

Sport

Trajneri shqiptar harron Koronavirusin, rikthehet në stërvitje me skuadrën e tij

Sport

Rrëfimi special i shqiptarit: Si u futa në suitën e Maradonës, vinte në Tiranë për 100 mijë euro

Sport

Batatina mbështet delegimin e gjyqtarëve të rinj në Superligë