Sport

Zyrtare: Trepça ’89 ndahet me futbollistin e njohur

Janë duke vazhduar largimet nga Trepça ’89 e cila nuk mbijetoi edicionin e kaluar në Superligën e Kosovës në futboll.

Pas largimit të dy yjeve të ekipit, Muharrem Jasharit dhe Arbnor Mujës një tjetër lojtar ka njoftuar “divorcin”,.

Ardian Muja është lojtari tjetër që ka zyrtarizuar largimin e tij nga “Minatorët”.

Muja përmes një njoftimi në Facebook ka falënderuar klubin mitrovicas, derisa u ka dëshiruar rikthim të shpejtë në elitën e futbollit kosovar.

Postimi i plotë nga Muja:

Të nderuar familjar, miq dhe ju sportdashës, me anë të këtij postimi po i’u informojë që nga sot nuk do të jem pjesë e klubit “K.F Trepça 89”.

Mirënjohës dhe falënderues për të gjithë juve për përkrahjen e vazhdueshme që keni bërë si në drejtim timin e ashtu edhe të shokëve të skuadrës, faleminderit edhe presidentit të klubit z.Abedin Zeka si dhe të gjithë stafit teknik të trenerëve me të cilët kam punuar gjatë kësaj periudhe 4 vjeçare.

Klubit i dëshirojë rikthim të shpejtë në superligë aty edhe ku e ka vendin.

Ndërsa për të ardhmen time do të vendosi në ditët në vazhdim”, shkroi ai.

Postime të ngjajshme
Sport

Legjenda e Man Cityt, Kompany me fjalë të mëdha për Laçin para ndeshjes

Sport

Ernest Muçi realizon gol spektakolar në Ligën e Kampionëve ndaj Dinamo Zagrebit

Sport

Zyrtare: Ky është përforcimi i radhës nga Vëllaznimi

Sport

Reali tregon çmimin për Iscon