
Diar Miftaraj do jetë lojtari më i ri i Ballkanit, raporton Gazeta Olle.
Ish-mesfushori i Prishtinës që së fundmi u paraqit tek Drenica do të jetë dhurata e parë e Presidentit Kabashi për trajnerin e ri, Bledi Shkëmbin.
Lajmi u bë i ditur nga faqja zyrtare e suharekasëve.
“Mesfushori i palodshëm ne të kaluaren ka mbrojtur ngjyrat e skuadrave FC Besa, FC Prishtina dhe së fundi FC Drenica, ndërsa nga sot Diar Miftaraj do të bart fanelën e portokallt.Na priftë e mbara”- shkruhet ndër të tjera në njoftim.