Sport

Zyrtare: Trajneri i njohur kroat merr “timonin” e klubit kosovar

Branimir Paviq, trajneri i njohur kroat është kryetrajner i ri i Klubit të Basketbollit, Bashkimi.

Kjo është bërë e ditur nga klubi prizrenas përmes faqes zyrtare, shkruan Demokracia.com.

“Në krye të skuadrës sonë për edicionin e ri do të jetë trajneri i mirënjohur kroat, Branimir Paviq”, njofton KB Bashkimi.

Megjithatë, në njoftimin e ish-kampionëve të Kosovës nuk është bërë e qartë se për sa kohë ka nënshkruar kontratë kroati.

Paviq e njeh mirë basketbollin kosovar, pasi në të kaluarën ka drejtuar Pejën e së fundmi edhe Vëllaznimin e Gjakovës.

Postime të ngjajshme
Sport

Drita shpërthen ‘bombën’, zyrtarizon transferimin e radhes

Sport

Munishi e uron emërimin e Begollit si trajneri i Vëllaznimit

Sport

Ja në sa ora do të parakalojnë në sheshin “Nënta Tereza” xhudistet kosovare

Sport

Ballkani sot luan miqësoren e radhës, ja me kë takohet