Sport

Zyrtare: Talenti i Llapit huazohet te Lokomotiva e Zagrebit

Klubi Futbollistik “Llapi” e ka zyrtarizuar kalimin e futbollistit, Hajdin Salihu te skuadra kroate, Lokomotiva e Zagrebit.

Siç ka njoftuar klubi nga Podujeva, bëhet e ditur se kalimi i 18-vjeçarit te Lokomotiva e Zagrebit është në formë huazimi deri në vitin 2021, por që Lokomotiva ka të drejtë blerjen e kartonit të tij.

Hajdini kishte debutuar në Superligën e Kosovës si 17-vjeçar, dhe ka zhvilluar 12 paraqitje gjatë edicionit 2019/2020.

Gjithashtu, futbollisti në fjalë ishte i ftuar edhe nga përzgjedhësi Rafet Prekazi në ndeshjet e muajit shtator dhe tetor për Kosovën U21.

Për fund, klubi “bardhekaltër” i ka dëshiruar sukses futbollistit te skuadra e tij e re që bën pjesë në Superligën e Kroacisë.

Postime të ngjajshme
Sport

Fisnik Papuqi tregon për organizimin fantastik tek Besa, ja risitë që nuk janë parë më herët në Superligë

Sport

Mbyllet ndeshja dramatike mes Bashkimit dhe Trepçës, ky është rezultati

Sport

Akuzohet për falsifikim dokumentesh, futbollisti i Tiranës përfundon në Gjykatë

Sport

Liga e Evropës – super Milan, tri pikë edhe ndaj Sparta Prague për lidershipin e grupit