Sport

ZYRTARE: Talenti i lindur në Londër i bashkohet Llapit

Klubi i Futbollit Llapi ka zyrtarizuar edhe përforcimin e tretë brenda ditës së mërkurë.

Llapjanët janë përforcuar në repartin defanzivë me mbrojtësin e majtë, Dion Miftarin, shkruan Demokracia.com.

“Mbrojtësi i majtë i lindur në Londër më 09.08.2001, i gjatë 1.78 m, bashkohet edhe zyrtarisht me Llapin për garat evropiane dhe edicionin e ri”, thuhet në njoftimin e Llapit.

20-vjeçari së fundmi ka qenë pjesë e NK Brezice 1919.

“Bardhekaltrit” nga Podujeva gjatë ditës së sotme kanë prezantuar edhe ish-sulmuesin e Feronikelit, Adem Maliqin.

Gjithashtu, trajneri Tahir Batatina ka rikthyer në skuadër edhe Dardan Jasharin.

https://www.facebook.com/KFLlapi/posts/10159211999892243

Postime të ngjajshme
Sport

A ia lejon ligji italian Eriksenit të luaj përsëri për Interin?

Sport

Visoka tregon pse e zgjodhi Ferizajin dhe ka një premtim për “Ujqërit”

Sport

Mourinho me deklaratë prekëse pë Eriksen

Sport

Skandaloze: Serbo-austrikau e shanë me nënë futbollistin shqiptar të Maqedonisë