
Tashmë gjithçka është zyrtare, me 23 Janar luhet Superkupa e Kosovës.
Superkupa e Kosovës më dakrodimin e dy skuadrave Prishtinës e Dritës do të luhet në Turqi, përcjellë Gazeta Olle.
Lajmin për “Zeri.info” e ka konfirmuar trajneri i Prishtinës, Zekirija Ramadani cili tashmë ka nisur ta përgatisë skuadrën për atë ndeshje tejet atraktive.
Kjo është hera e parë në histori të futbollit tonë që një garë e tillë zhvillohet në një vend tjetër. Drita në fushë zbret si kampione e Kosovës ndërsa Prishtina si fituese e Kupës.
Të kujtojmë se këto dy skuadra me tu kthyer në Prishtinë nga Antalia do ta kenë një tjetër ballafaqim ndërmjet vete atë të 1/8 së finales së Kupës së Kosovës që zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.