
Skuadra e Llapit me anë të një njoftimi në rrjetet sociale ka bërë të ditur se ka nënshkruar kontratë 2 – vjeçare me super talentin Alket Bajrami, shkruan BlicMedia.
Duhet theksuar se Alketi është djali i ish futbollistit dhe trajnerit të njohur Emin Bajrami.
Ky ështè njoftimi i klubit të Llapit.
Super talenti 16 vjeçar, Alket Bajrami rrit organikën e futbollistëve të talentuar tek KF Llapi.
Dëshira e madhe e klubit dhe futbollistit për bashkëpunim rezultoi me kontratë 2 vjeçare të nënshkruar
Podujevë, 15 janar 2020 – Mesfushori 16 vjeçar me tipare ofensive, Alket Bajrami, nga dita e sotme është pjesë e KF Llapit. Me kontratën e nënshkruar, KF Llapi sot ka arritur t’i siguroj shërbimet e njërit ndër futbollistët më premtues dhe më të talentuar në Kosovë. Alketi vie nga kategoria e Kadetëve U17 të FC Prishtinës.
Alket Bajrami, 16 vjeç, i lindur më 06.12.2003 në Prishtinë. Alketi është i biri i ish-futbollistit të KF Llapit, Emin Bajrami. Alketi luan si mesfushor ofenziv dhe me talentin që posedon pritet të ndjek rrugën e shumë futbollistëve që nga KF Llapi do arrijnë Evropën. Talenti i tij ka rënë në sy të drejtuesve të klubit, të cilët e blinduan me kontratë 2 vjeçare.
MIRÈSE VJEN ALKET BAJRAMI