Sport

Zyrtare: Skuadra nga Superliga shkëput bashkëpunimin me trajnerin

Feronikeli ka njoftuar se ka shkëputur bashkëpunimin me trajnerin, Klodian Duro.

Ky vendim vjen pas rezultateve të dobëta të treguara nga tekniku shqiptar, shkruan Gazeta Olle.

Faruk Elshani do ta marrë pozitën e kryetrajnerit, por nuk theksohet se për sa kohë do të jetë drejtues i klubit.

Njoftimi zyrtar nga klubi i Feronikelit:

Komunikatë për media
FC Feronikeli, nëpërmjet kësaj komunikate për media, konfirmon që ka shkëputur bashkëpunimin me kryetrajnerin e klubit, Klodian Duro.
Duke qenë se FC Feronikeli u eliminua edhe nga Kupa e Kosovës dhe duke mbetur shumë mbrapa me pikë në tabelën e Superligës së Kosovës, një ndryshim ishte tejet i nevojshëm, prandaj Kryesia e FC Feronikelit e pa të arsyeshme ndërprjerjen e bashkëpunimit me trajnerin, Klodian Duro.
FC Feronikeli falënderon trajnerin, Klodian Duro dhe i dëshiron sukses në karrierën e tij të mëtutjeshme.
Drejtimin e klubit, tani në pozitën e kryetrajnerit, do ta marrë, Faruk Elshani.

Postime të ngjajshme
Sport

Armend Dallku: Gjynah që këta djem të trajtohen ashtu, më vjen keq se si u arbitrua ndeshja

Sport

Kjo është deklarata e Batatinës pas triumfit në Kupën e Kosovës

Sport

Munishi uron Llapin dhe lavdëron Dukagjinin për ‘luftën dhe angazhimin’

Sport

Dukagjini – Llapi: Kjo skuadër rrëmben trofeun e Kupës së Kosovës