Sport

Zyrtare: Skuadra italiane e shkarkon trajnerin pas tri humbjeve radhazi

Skuadra italiane Hellas Verona e ka nisur edicionin e ri të Serie A me tri humbje në tri duelet e para duke u pozicionuar momentalisht në pozitën e 19.

Starti i dobët i sezonit i ka kushtuar trajnerit Eusebio Di Francesos me largim nga detyra.

Klubi përmes një postimi në web-faqen e tyre ka njoftuar largimin e tij.

“Hellas Verona FC njofton se ka liruar Eusebio Di Francesco nga pozita si trajner i ekipit të parë”.

“Gialloblu falënderon trajnerin Di Francesco dhe stafin e tij, Francesco Tomei, Stefano Romano, Giancarlo Marini dhe Franco Giammartino, për aktivitetin e kryer deri më tani”, shkroi klubi në njoftim.

Postime të ngjajshme
Sport

Batatina i kundërpërgjigjet “Xhebrailave”

Sport

Ronaldo biznesmen i suksesshëm, i ndryshoi jetën 40 mijë njerëzve

Sport

Ish futbollisti i Prishtinës nënshkruan për skuadrën e njohur evropiane

Sport

Start i dobët në Superligë, por Ulpiana tani ka një mesazh