Lajme

ZYRTARE: Skuadra e Serie A shkarkon trajnerin

Një situatë aspak profesioniste u regjistrua ditën e sotme në klubit e Fiorentinës. Bëhet fjalë për trajnerin Giuseppe Iachini i cili nuk do të jetë më nën drejtimin e skuadrës “vjollcë”.

Mediat italiane kanë arritur të zbulojnë prapaskenat e çuditshme. Deri në orën 18:30, Iachini ishte i bindur që do të qëndronte në krye të Fiorentinës, pas telefonatës me presidentin. Por situata ndryshoi rrjedhë në mënyrë krejt të papritur.

Shkaktarë për këtë gjë ishin dyshja Barone-Prade, që bërën presion te presidenti Comiso, për të ndryshuar trajnerin, duke arritur akordin me Cesare Prandellin.

Shkarkimi iu komunikua trajnerit Iachini, disa minuta pasi lajmi u shpërnda në mediat italiane. Teksa për ta konfirmuar dhe për ta shkarkuar më pas u deshën vetëm 1 orë e gjysmë. /

Postime të ngjajshme
Lajme

Si arriti LDK që të mbajë komunën e Podujevës për 20 vjet?

Lajme

Kusari-Lila: Kjo është forma e vetme që Ramush Haradinaj të bëhet President

Lajme

Reagon kandidati i PDK-së, ia uron fitoren Shpejtim Bulliqit

Lajme

Haraqija kapet me Gjinovcin