Sport

ZYRTARE: Shkupi prezanton ish-futbollistin e Dritës

Vladica Brdarovski është bërë me skuadër të re, derisa ka nënshkruar me skuadrën shqiptare Shkupi, shkruan Sheshi.info.

Mbrojtësi anësor ka arritur një marrëveshje një vjeçare me ekipin shqiptar nga Maqedonia e Veriut.

31 vjeçari i cili sëfundmi ishte pjesë e Dritës është ndarë i kënaqur me arritjen e marrëveshje me ekipin nga Çairi

“Pas një viti, po rikthehem në ligën e parë të futbollit të Maqedonisë së Veriut dhe më duhet të them që jam shumë I lumtur.

Pas bisedimeve të shumta, së bashku me ekipin e Shkupit, arritëm që të nënshkruajmë kontratë njëvjeçare, sepse ambiciet e mia dhe ambiciet e klubit janë të mëdha dhe së bashku do të luftojmë për titull dhe suksese tjera.

Para nesh kemi konkurrent të fortë si Shkëndija, Akademija Pandev dhe Struga, por tashmë kam shumë bashklojtarë të mirë dhe të fortë, që I njoh personalisht, ndërsa në krye me trajnerin Goce Sedloski, do ta kemi edhe më të lehtë, sepse ai më së miri e din, se si duhet të fitohet titulli dhe jam shumë I lumtur që do të udhëhiqem nga një trajner I tillë.

Të gjithë lojtarëve tonë ju dëshiroj një sezon me shumë suksese, kurse tifozëris tonë, i premtojmë që do të luftojmë për qëllimet tona”, u shpreh Vladica Brdarovski.

Brdarovski ka zhvilluar gjithësej 22 paraqitje me Dritën, por pa arritur të asistoj apo shënoj ndonjë gol. Megjithatë mbrojtësi e njeh mjaft mirë kampionatin maqedon pasi ka luajtur për Vardarin duke zhvilluar plotë 116 paraqitje e realizuar 5 gola dhe asistuar në 15 herë.

Postime të ngjajshme
Sport

"Efekti" Berisha rriti vlerën e Prishtinës, tani bardhekaltërit bëhen klubi më i shtrenjtë në Kosovë!

Sport

Batatina i kundërpërgjigjet “Xhebrailave”

Sport

Ronaldo biznesmen i suksesshëm, i ndryshoi jetën 40 mijë njerëzve

Sport

Ish futbollisti i Prishtinës nënshkruan për skuadrën e njohur evropiane