Sport

Zyrtare: Ramiz Sadiku vazhdon edhe për një vit me trajnerin Elon Berisha, zgjidhen edhe trajnerët e grupmoshave në këtë klub

Ramiz Sadiku ka synimet e saja për edicionin e ri në Ligën e Parë të Kosovës.

Skuadra e njohur synon që të përgatitet sa më mirë dhe të arrijë rezultate sa më të lakmueshme, duke vendosur të vazhdojë me trajnerin Elon Berisha.

“Kryesia e klubit të Ramiz Sadikut i ka besuar Elon Berishës, detyrën e kryetrajnerit edhe në edicion e ri”.

“Pas sezonit të suksesshëm, përgjegjësi i klubit Agron Mecinaj i ka besuar stafit të njejtë të trajnerëve drejtimin edhe për sezonin 2020/21, ku bashkëpuntor të Berishës do të jenë Fillim Guraziu dhe Kastriot Gashi kurse trajner i portierëve Lirim Hajdini”.

Mund të jetë një imazh i 3 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të jashtme

Ramiz Sadiku po ashtu ka arritur marrëveshje me shumicën e futbollistëve nga edicioni i shkuar.

Po ashtu janë zgjedhur edhe përgjegjësit dhe trajnerët në kategoritë e reja:

19-vjeçarët në sezonin e ri do ti udhëheq trajneri Granit Dërvisholli, kurse te kadetët U-17 përgjegjës do të jetë Triumf Sinani kurse bashkëpuntor i tij Arsim Kastrati.

Në krye të gjeneratës së pionerëve U-15 është Ardian Haliti me bashkëpuntor Etrur Sadikun, kurse fatosët U-13 do ti drejtoj Fidan Islami.

Postime të ngjajshme
Sport

Munishi e uron emërimin e Begollit si trajneri i Vëllaznimit

Sport

Ja në sa ora do të parakalojnë në sheshin “Nënta Tereza” xhudistet kosovare

Sport

Ballkani sot luan miqësoren e radhës, ja me kë takohet

Sport

Dukagjini aranzhon miqësore me skuadrën e Ligës së Parë, ja kur do të zhvillohet!