Sport

Zyrtare: Prishtina prezanton transferimin e radhes

Klubet kosovare vazhdojnë të sjellin përforcime në afatin kalimtar të verës.

Pasi Drita pak minuta më parë zyrtarizoi Rron Brojën të ardhur nga Partizani i Tiranës, Prishtina ka prezantuar futbollistin Florent Avdyli që vjen nga Teuta e Durrësit, shkruan Demokracia.com.

Lajmin e ka dhënë vet Prishtina përmes një postimi në Facebook.

Njoftimi i plotë i FC Prishtinës:

Mirë se vjen Florent

Avdyli rikthehet nga Shqipëria në futbollin tonë, gjithashtu edhe tek Prishtina, pas përvojës së mëhershme dy vjeçare si junior i skuadrës tonë.

Florent Avdyli (10.07.1993), njëri prej mesfushorëve më të vlerësuar të Kategorisë Superiore, ka nënshkruar me klubin e futbollit Prishtina për tre vitet e ardhshme. Futbollist i cili ka kaluar nëpër disa klube. SHF Kurda nga moshat e reja (2003-2009), Prishtina U19 (2009-2011), KEK-u (2011-2012), Ramiz Sadiku 6 muaj (2012) dhe Hajvalia (2012-2013) Feronikeli 6 muaj (2013), Trepça (2013-2015), Liria (2017-2018), Teuta (2018-2021).

“Ta veshësh fanellën e Prishtinës, është privilegj, por edhe përgjegjësi e madhe. Të luash nën logon e skuadrës e cila është më e trofeshmja në histori të futbollit kosovar, është një ëndërr e realizuar. Duke u rritur në rrugët e këtij qyteti, jam rritur me Plisat dhe me dashurinë e qytetarëve të këtij vendi për futbollin dhe sportin në përgjethsi. Dashuria për këtë qytet, klubin e tifozët, më bënë të mos e mendoj dy herë zgjedhjen që ta vazhdojë karrierën tek Prishtina, kampionia në fuqi e Superligës së Kosovës. Rruga përpara do të jetë sfiduese, por me angazhim, vullnet e duke qenë të bashkuar, mund të bëjmë gjëra të mëdha. Kjo me synimin, që t’i vazhdojmë sukseset aty ku i lanë në edicionin e kaluar” ka thënë Florent Avdyli.

Postime të ngjajshme
Sport

Tetë pjesëmarrës nga Kosova do të vijojnë kursin evropian për administratorë sporti

Sport

Suedi – Kosovë, për vetëm tri orë rekord i shitjeve të biletave

Sport

Caktohen gjyqtarët për javën e katërt në Ligën e Parë

Sport

Delegohen gjyqtarët për xhiron e 5-të, Çaka përsëri në kryendeshje