Sport

ZYRTARE | Prishtina largon tre futbollist

Drejtori i ri sportiv i Prishtinës, Fisnik Kërçeli ka njoftuar se tre futbollistë tashmë janë larguar nga klubi kryeqytetas.

Ivan Jeliq, Nikson Mema dhe Ahmed Raddaoui nuk do të jenë më pjesë e Prishtinës.

Sipas Kërçelit, tre futbollistët e lartëpërmendur nuk janë pjesë e planeve të trajnerit Zekirija Ramadani.

“Ajo çfarë mund të konfirmoj deri më tani është se nga klubi janë liruar portieri Ivan Jeliç, Nikson Mema dhe Ahmed Raddaoui. Gjithmonë në sinkronizim të plotë me trajnerin e klubit dhe në takime të vazhdueshëm do të shqyrtojmë edhe largime të tjera të cilat trajneri nuk i sheh si pjesë të planeve të ekipit”, deklaroi Kërçeli në faqen zyrtare të klubit.

“Gjithashtu ne do të shqyrtojmë të gjitha mundësitë që të arrijmë ndonjë përforcim. Mirëpo duke e ditur se afati i janarit është mjaft kompleks dhe shumica e lojtarëve janë nën kontrata, sigurisht se ne do të jemi të kujdesshëm në këtë aspekt”.

“Por, për çdo përforcim eventual do të jemi të sigurt se ai përforcim do të ndikojë direkt në përmirësimin dhe avancimin e lojës që aplikon trajneri me ekipin”, shtoi ai.

Postime të ngjajshme
Sport

Trepça ’89, shembull për ekipet tjera në biznesin e transferimeve

Sport

Allegri rikthehet në Serie A, arrin marrëveshje me këtë klub

Sport

Futbollisti i Prishtinës surprizohet për ditëlindje në Antalia

Sport

Portieri kroat rrëfehet për përvojën e re te Llapi