Sport

ZYRTARE: Pezullohet ndeshja Ponte Prizreni – Peja

Kur po zhvillohej ndeshja e fundit e gjysmëfinales së “Play-off”-it mes Ponte Prizrenit dhe Pejës, ka ndodhur një përleshje.

Në “Sezai Surroi” pjesa e parë ka përfunduar 48-49 në të mirë të mysafirëve, mirëpo me t’u mbyllur kjo pjesë ka ndodhur incidenti.

Skuadra pejane ka njoftuar përmes një postimi se pas përfundimit të pjesës së parë, janë sulmuar nga shikuesit dhe një pjesë e stafit, shkruan Gazeta Olle.

Sipas tyre, nga kjo përleshje ka pasur edhe të lënduar.

Ndërsa, pas kësaj ngjarje, Federata e Basketbollit të Kosovës ka vendosur ta pezullojë ndeshjen,

Fati i këtij takimi pritet të dihet shumë shpejt.

Postime të ngjajshme
Sport

Skuadra e madhe gjermane kërkon Granit Xhakën

Sport

Liverpool kërkon yllin e Real Madridit, ky është çmimi i vendosur për të

Sport

Joshua – Fury, konfirmohet data e duelit të shumë pritur

Sport

Zbulohet cili do të jetë transferimi i parë i Barcelonës