Sport

Zyrtare: Nuk ka bileta në shitje, hyrja do të jetë vetëm për zyrtarët e dy Kombëtareve dhe për Dardanët

Federata e Futbollit e Kosovës njofton se nuk do të ketë bileta në shitje për ndeshjen kundër Greqisë, kjo për shkak të masave të reja të qeverisë për parandalimin e pandemisë.

Vetëm 10 % e hapësirës së stadiumit do të jetë në dispozicion dhe kjo hapësirë do të jetë e rezervuar për të dyja ekipet, tifozerinë “Dardanët” , protokollin e shtetit dhe stafin organizativ. Të gjitha biletat për këta pjesëmarrës do të jenë falas.

Sipas rregullave të fundit të qeverisë për mbrojtje nga COVID-19, pjesëmarrësit për të hyrë në stadium duhet që bashkë me biletën të paraqesin edhe këto dokumentet si më poshtë:

– Certifikatën e vaksinimit për vaksinën e plotë ose marrjen e një doze të vaksinës kundër COVID-19.

– Testi RT-PCR negativ për COVID-19, jo më të vjetër se 72 orë.

– Dëshmi se personi ka kaluar COVID-19 (test RT-PCR pozitiv i lëshuar jo më pak se 21 ditë dhe jo më shumë se 180 ditë ose rezultat pozitiv i testit të antitrupave serologjik-igG, i lëshuar më së shumti para 30 ditëve.

– Test i shpejtë antigjen negativ jo më i vjetër se 48 orë.

Kërkojmë nga pjesëmarrësit të respektojnë masat antiCovid duke mbajtur maskat, duke ruajtur distancën me rregulla të UEFA-së dy karrige të lira në mes. Thyerja e rregullave antiCovid nga ana juaj, çon në dënim të FFK-së nga UEFA dhe personat të cilët identifikohen për shkeljen e këtyre rregullave do të penalizohen me largim nga stadiumi.

Pjesëmarrësve iu sugjerojmë të ruajnë biletat e ndeshjes pasi që ato do të jenë të vlefshme për lëvizje të lirë edhe pas orës policore.

Pavarësisht dëshirës për të qenë prezent në stadium, kërkojmë nga ju mirëkuptim dhe ju lusim që të mos shkaktoni tollovi para stadiumit “Fadil Vokrri’ ku edhe do të zhvillohet ndeshja.

Po ashtu ju njoftojmë se në ndeshjen Kosovë – Greqi do të aplikohet sistemi VAR i FIFA-s.

Postime të ngjajshme
Sport

U rrit në La Masia, rrëfehet Balliu: Ja pse u largova nga Barcelona

Sport

Carabao Cup kthehet me tri sfida, vëmendja në "Stamford Brigde"

Sport

Veprim i mirë nga Rashica, viziton Ambasadën e Kosovës në Britani të Madhe

Sport

Sot zhvillohet ndeshja e Superkupës Kosovë-Diasporë, Llapi – Kosova Düsseldorf