Sport

Zyrtare: Një tjetër futbollistë largohet nga Feronikeli

Yll Hoxha ka përfunduar avanturën e tij me FC Feronikelin.

Njoftimi nga Yll Hoxha

Klubi Futbollistik “Feronikeli” ishte shtëpia ime e dytë për pesë vite, me ç’rast gjeta ngrohtësinë dhe dashurinë e të gjithëve, që nga dita e parë kur erdha në Drenas, dhe deri tani në ditën e fundit kur po largohem.
Falemnderime të panumërta për të gjithë drejtuesit e klubit për korrektësinë e shfaqur ndaj meje, trajnerët me të cilët kam punuar, bashkëlojtarët me të cilët kam luajtur dhe gjithë stafin e klubit, nga i pari e gjerë te i fundit.
Një falenderim shumë i madh për grupin e tifozëve “Tigrat e Zi” dhe gjjthë banorët e Drenasit për mbështetjen e vazhdueshme që na kanë dhënë para çdo sfide.
Një pjesë e zemrës time gjithmonë do qëndroj atje.
Me rrespekt, i juaji Yll Hoxha!

Njoftimi i klubit.

Faleminderit Yll Hoxha!
Yll Hoxha ka përfunduar avanturën e tij me FC Feronikelin.
Mbrojtësi i majtë që erdhi në skuadër në afatin kalimtar të janarit, të vitit 2017, djerësiti plot 170 herë fanellën e Feronikelit.
I transferuar nga Kategoria Superiore e Shqipërisë, konkretisht nga Vllaznia, Hoxha fitoi gjithçka që mund të fitohet në Kosovë me FC Feronikelin, duke u mbajtur mend për golin e tij në ndeshjen e fundit të sezonit 2018/19, gol që shpalli Niklin kampion të Kosovës.
Yll Hoxha:
“Ishte kënaqësi të mbaj veshur fanellën e Feronikelit për këto katër vitet e fundit, klub për të cilin do të kem respekt gjithmonë. Dua të i falënderoj të gjithë te Feronikeli, bashkëlojtarët, trajnerët, stafin, e po ashtu edhe Tigrat e Zi, të cilët kanë qëndruar gjithmonë me ne, sezon pas sezoni. Falënderim të veçantë kam për presidentin e klubit, Naser Ramaj, që më mundësoi të jem pjesë dhe të fitoj trofe me këtë klub fantastik.”

Postime të ngjajshme
Sport

Zbulohet shuma e transferimit të Rashicës në Premierligë, kjo është shuma që përfiton ish-klubi i tij, Vushtrria

Sport

Mesazhi emocional i Rashicës drejtuar tifozëve të Werder Bremenit pas transferimit në Premierligë

Sport

Lajmi i fundit: Milot Rashica i bashkohet klubit të Premier Leagues

Sport

“Bomba” nga Spanja: Gjiganti evropian arrin marrëveshje me Haalandin, paga e tij javore është e “çmendur”