Sport

Zyrtare: Nëse Drita e eliminon Feyenoordin, luan në raundin e tretë kundër klubit zviceran

Dritën e pret punë jashtëzakonisht e vështirë në raundin e dytë të Ligës së Konferencës.

Nënkampionia e Kosovës në futboll do të përballet me gjigantin e futbollit holandez, Feyenoord në këtë fazë, shkruan Demokracia.com.

UEFA ka hedhur shortin për raundin e tretë të kësaj gare në Nyon të Zvicrës.

Kësisoj, nëse Drita arrin ta eliminoj Feyenoordin në dy ndeshjet, atëherë gjilanasit do të sfidohen nga zviceranet e Luzernit.

Drita ndeshjen e parë e luan në stadiumin “Fadil Vokrri” të enjten, ndërkohë që ajo e kthimit në Roterdam luhet një javë më vonë.

Postime të ngjajshme
Sport

Liverpool gati kontrata e reja për 6 yjet e tyre, disa nuk janë në listë

Sport

Zyrtare: Rahoveci prezanton përforcimin e ri i cili vjen nga Llapi

Sport

Zyrtare: Futbollisti shqiptar largohet nga Prishtina

Sport

Muriqi flet rreth së ardhmes së tij