Sport

ZYRTARE: Morina merr drejtimin e Ferizajit

FC Ferizaji ka njoftuar se kanë nënshkruar një marrëveshje me trajnerin e njohur Arbnor Morina, shkruan Sheshi.info

Morina nga tani do të jetë pjesë e “Ujqërve”, ku do ta drejtoj skuadrën ferizajase në këtë edicion. Ndërsa asistentët e Morinës do të jenë Petrit Rushiti, kurse i portierëve do të vazhdoj Luan Alija.

Ekipi ferizajas ditën e djeshme ka ndarë rrugët me Megzon Visokën ku kanë pasur një start jo të mirë në Ligën e Parë, derisa me Morinën synojnë të arrijnë objetivin e skuadrës.

58 vjeçari është i pajisur me licencën e UEFA-s dhe me parë ka drejtuar Prishtinën, Gjilanin, Flamurtarin dhe së fundmi Arbërinë.

Postimi i plotë:

Arbnor Morina, trajneri i ri i skuadres sonë.

Kemi kënaqësinë që t’iu informojmë se Arbnor Morina do të jetë kryetrajner i Ferizajt në vazhdim të kampionatit. Drejtuesit e klubit dhe trajneri Morina kanë arritur marrëveshje deri në fund të sezonit. Ndihmës i Morinës do të jetë Petrit Rushiti, i cili ka të përfunduar Fakultetin e Shkencave Sportive dhe është i pajisur me licencën A të UEFA-s. Kurse, trajner i portierëve do të vazhdojë të jetë Luan Alija. Shtabi teknik pritet të kompletohet edhe me një trajner.

Arbnor Morina ka qenë pjesë e gjeneratës së artë të FC Prishtinës. Si trajner i ka drejtuar me sukses disa klube kosovare dhe është ndër trajnerët e paktë në Kosovë që është i pajisur me licencën PRO të UEFA-s.

Morina do ta marr drejtimin e ekipit prej ditës së hënë, ku do të mbajë seancën e parë stërvitore.

Ndërkaq, ekipin ndaj Vushtrrisë pritet ta drejtojë Sherif Topalli. Drejtuesit e klubit i urojnë mirëseardhje dhe punë të mbarë trajnerit Morina dhe stafit të tij. Premtojnë mbështetje të madhe drejt realizimit të objektivave.

Postime të ngjajshme
Sport

Kthesë e papritur, Mourinho ndryshon mendje për Marash Kumbullën

Sport

Reagon Drenica: Çmimin "Ylli i Javës" e meritoi Denisson

Sport

Arrestohet Afrim Tovërlani, raportohet se i dehur kanosi me thikë Shpend Ahmetin

Sport

Mehmet Bogujevci flet në T7, pasi refuzoi ftesën e Serbisë si mysafir nderi në Botërorin e boksit