Sport

Zyrtare: Migjen Basha nënshkruan me skuadrën e njohur zvicerane

Ish reprezentuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Migjen Basha, është rikthyer edhe njëherë tjetër në futbollin europian, pas një aventure një vjeçare te Melbourne në Australi, transmeton Gazeta Metro.

Mesfushori 33 vjeçar që ishte pa skuadër që nga 27 gushti, sot i është bashkuar si lojtar i lirë Xamaxit në Zvicër.

Lajmi është konfirmuar nga vetë klubit zviceran, përmes një njoftimi në faqen zyrtare të klubit. Xamax mes tjerash ka njoftuar se Basha ka nënshkruar vetëm për sezonin 2020/21.

Kujtojmë se Migjen Basha në të kaluarën ka luajtur edhe për skuadrat si Torino, Atalanta, Bari, Frosinone, Luzern etj.

Postime të ngjajshme
Sport

Munishi kapet me drejtorin e Dritës: Veç për volejboll mundesh mem fol

Sport

Shtatë futbollistë shqiptarë tek Lokomotiva e Zagrebit, ja sa është paga mesatare tek klubi kroat

Sport

“Skifterat” me komunikatë publike: Qëndrojmë prapa Gjilanit dhe vendimeve të presidentit Zuka

Sport

Ibrahimi paralajmëron Drenicën para takimit të së martës