Lajme

Zyrtare: Mësohet nëse Bekim Jashari do rikandidoj për kryetar të Skenderajt

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka bërë të ditur se do të rikandidojë përsëri për kryetar të kësaj komune në zgjedhjet 17 tetorit.

Me anë të një shkrimi në Facebook, Bekim Jashari ka kërkuar edhe një mandat qeverisës si kryetar i Skenderajt nga qytetarët.

Ai ka thënë se ka vendosmëri për t’i shërbyer qytetarëve edhe për katër vitet e ardhshme.

“Të dashur qytetarë, nën betimin për të vazhduar qeverisjen time transparente dhe me duar të pastra, për të vazhduar me projekte të tilla edhe më madhore, për të arritur zhvillim ekonomik, mirëqenie, punësim të të rinjve, infrastrukturë moderne, furnizim të rregullt me ujë të pijshëm, trajtim të ujërave të zeza, mbrojtje të mjedisit e planifikim të duhur hapësinor, kam vendosur që:
Të kërkoj nga ju edhe një mandat qeverisës si kryetar i Skenderajt, me vendosmërinë më të madhe për t’iu shërbyer edhe për 4 vitet e ardhshme”, ka shkruar Jashari.

Më poshtë shkrimi i plotë i tij:

https://www.facebook.com/BekimHamezJashari/posts/359648058860976

Postime të ngjajshme
Lajme

Obama feston ditëlindjen, ky është kushti i veçantë për të ftuarit

Lajme

Përhapja e variantit Delta, a do të ketë sërish mbyllje totale në vend

Lajme

Bëhuni gati për temperatura të larta, parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim

Lajme

Parashikimi i motit për ditën e diel