Sport

Zyrtare: Meritan Shabani huazohet te skuadra holandeze

Mesfushori kosovar, Meritan Shabani është huazuar nga Wolverhampton Wanderers te skuadra holandeze VVV Venlo, shkruan “Zeri.info”.

Ka qenë faqja zyrtare e klubit holandez ajo që ka dhënë lajmin për huazimin e Shabanit.

21-vjeçari do të jetë i huazuar te Venlo deri në fund të edicionit.

Shabani ka thënë për faqen zyrtare të Venlo se është i nderuar për dëshirën që kishte skuadra e re për të.

“Kur VVV-Venlo më trokiti në derë dhe tregoi se do të dëshironin të më kishin në skuadër, u ndjeva i nderuar. Në VVV shoh mundësinë për të luajtur në nivelin më të lartë dhe do të doja të tregoja se çfarë kam për të ofruar”, ka thënë Shabani.

Postime të ngjajshme
Sport

FC Prishtina – Llapi kryendeshja e javës së 23-të

Sport

Fjalë të pakta, por me shumë kuptim… Ja çfarë thotë Klodian Duro pas fitores së Feronikelit

Sport

Arbëria pësoi disfatë nga Feronikeli, këto janë fjalët e Arbnor Morinës

Sport

Bylbyl Sokoli: Prita më shumë nga këta dy lojtar, e kam të çartë se çfarë duhet të ndryshojë