Sport

Zyrtare: Megzon Visoka trajner i KF Arbëria

Nuk ka qëndruar as 24 orë pa punë trajneri Megzon Visoka. Ai dje u largua nga Ferizaj ndërsa sot është emëruar trajner të Arbëri në Ligën e parë, shkruan Demokracia.com.

Tashmë gjithçka është zyrtare dhe lajmin e ka konfirmua vet skuadra e Arbërisë.

Pjesë e shtabit teknik të kësaj skuadre do të jetë edhe Arsim Tershani.

Njoftimi i KF Arbëria:

Megzon Visoka emrohet trener i ri i KF Arbëria

KF Arbëria ka arritur marrëveshje me trenerin Megzon Visoka dhe trajnerin kondicional Arsim Tershani. Megzon Visoka në rolin e trenerit ka qenë tek disa klube të Ligës së parë dhe është njohës i mirë i futbollit Kosovar, i certifkuar në kategorinë Uefa Pro.

Arsim Tershani rikthehet tek Arbëria në rolin e trenerit kondicional, rol të cilin e luajti edhe në dy edicionet e fundit. Kryesia e KF Arbëria ju dëshiron suksese shtabit teknik, njëkohësisht u uron shëndet dhe punë të mbarë.

Postime të ngjajshme
Sport

Obërtinca jep dorëheqje, Fushë Kosova emëron trajnerin e ri

Sport

Nga Muriqi, Rrahmani, Hysaj dhe Gjimshiti, zbulohen pagat e futbollistëve shqiptarë në Serie A

Sport

Ndeshje tejet interesante zhvillohen në xhiron e 10-të të Ligës së Parë, këto janë delegimet e plota të gjyqtarëve

Sport

Delegohen gjyqtarët për xhiron e 11-të në Superligën e Kosovës