Sport

Zyrtare: Marclei Cesar largohet nga Arbëria

Sulmuesi i Arbërisë, Marclei Cesar nëpërmjet një shkrimi ka njoftuar për largimin nga kjo skuadër.

Cesar shënoi 12 gola me skuadrën nga Dobraja në këtë edicion, por fatkeqësisht nuk arriti që ta siguroi mbijetesën.

Ai falënderoi drejtuesit e klubit si dhe të gjithë ata që e mbështetën në aventurën e tij tek kjo skuadër.

“Fundi i një sezoni tjetër… Doja të falënderoja Zotin për një mundësi tjetër për të bërë atë që dua më shumë që është të luaj futboll dhe të sakrifikoj veten nën golashënues i garës me 12 gola”.

 

“Doja të falënderoja @kfarberiaofficial për mundësinë për të mbrojtur këtë klub të mrekullueshëm dhe falënderoj presidentin, lojtarët, drejtuesit, të gjithë njerëzit që punojnë në klub dhe të gjithë trajnerët për besimin në punën time. Shpresoj të shihemi së shpejti…”

Postime të ngjajshme
Sport

Benit Ferizi vazhdon me skuadrën e SC Besiana Internacional

Sport

Rashica në Premierligë, vjen reagimi i Munishit

Sport

Prezantimi i veçantë i Milot Rashicës te Norwichi me flamur të Kosovës

Sport

Zbulohet shuma e transferimit të Rashicës në Premierligë, kjo është shuma që përfiton ish-klubi i tij, Vushtrria