Sport

ZYRTARE: Malisheva prezanton transferin e ri

Klubi Futbollistik “Malisheva” ka prezantuar transferimin e ri.

Bëhet fjalë për Azem Bejtën, i cili është njëri ndër mbrojtësit më të dalluar në futbollin kosovar, shkruan Gazeta Olle.

Bejta pas 18 vitesh u larguar nga Drenica, por do të mbetet në Superligë, për t’i mbrojtur ngjyrat e skuadrës së Malishevës, e cila i promovua këtë edicion në elitën e futbollit kosovar.

Njoftomi i plotë nga Malisheva:

Transfer i ri

Azem Bejta është lindur më 3 gusht.1990 në Prekaz të Epërm të Skënderajit. Karrierën e tij si futbollist e filloj me KF Drenicën dhe i qëndroi besnik klubit për 18 vite rresht, ku edhe ishte kapiten i skuadrës. FC Malisheva ka arritë marrëveshje për sezonin 2021/2022 me Bejtën dhe jemi shumë të entuziazmuar të kemi shërbimet e një lojtari të këtij kalibri.

Konsiderohet si një nga mbrojtësit më të mirë në superligën e kosovës . Bejta është i njohur për forcën, udhëheqjen dhe aftësitë e tij për të lexuar mirë ndeshjen. Është një mbrojtës fizikisht i forte, i cili zakonisht paraqitet në anën e majtë të mbrojtjes dhe qendër.

Arritja e marrëveshjes me Bejtën është gjithçka që dëshiron klubi jonë me qëllim të krijimit të një profil të një mbrojtësi ideal dhe me cilësitë e forta të lidershipit.

Në veçanti, inteligjenca e tij taktike dhe aftësia për të lexuar lojën, bëjnë që Bejta të prishë shfaqjet sulmuese të kundërshtarit. Përveç atributeve të tij të futbollit, Bejta vlerësohet shumë edhe për udhëheqjen, vendosmërinë dhe ndikimin e tij në fushë tek bashkëlojtarët.

FC Malisheva i deshiron mirëseardhje Azem Bejtes në klubin tone dhe i deshiron shume fat në jete dhe karrierë.

Postime të ngjajshme
Sport

Gjilani konfirmon dy miqësoret e radhës

Sport

Dorëzohet Mourinho, e gjenë zëvendësuesin e Xhakës

Sport

Prishtina – Llapi: Mësohet data e zhvillimit të Superkupës së Kosovës

Sport

Drita nuk ndalet, transferon futbollistin e Kombëtares së Kosovës