Sport

Zyrtare: Malisheva nënshkruan me një tjetër futbollist të njohur

KF Malisheva ka zyrtarizuar transferimin numër tre për ditën e sotme.

“Rriqnat” kanë nënshkruar edhe me mesfushorin Agron Bruqin.

Para Bruqit, Malisheva ditën e sotme prezantoi edhe Azem Bejtën e Mërgim Pefqelin.

“Agron Bruqi u lind me 27 janar 1993 në Isniq të Deçanit. Si i ri filloi të luaj për Deçanin ku bëri progres shumë të shpejtë në rangun e të rinjve. Më pas Bruqi karrierën e tij si futbollist e vazhdoi në ekipet 2 Korriku, Istogu, KEK-u, Flamurtari dhe se fundi te KF Arbëria”, thuhet në njoftim.

“Marrëveshja e tij me FC Malishevën për sezonin 2021/2022, i shton kualitetin klubit tonë dhe e bën FC Malishevën një konkurrent serioz në Superligë”.

“Një mesfushor i kompletuar, i qëndrueshëm, punëtor dhe i gjithanshëm, Bruqi vlerësohet si një nga mesfushorët më të mirë të gjeneratës të tij, mjaft efektiv edhe si mesfushor defanziv. I talentuar me teknikë të mirë, sy të mprehtë për pasime të gjata dhe për të krijuar mundësi shënimi për shokët e skuadrës. Për shkak të gjatësisë, pozicionimit dhe karakteristikave të tij fizike, Bruqi gjithashtu është shumë efektiv në ajër”.

“Përveç atributeve të tij kreative në mesfushë, ai gjithashtu është i aftë të shkëlqej edhe si mesfushor mbrojtës për shkak të forcës dhe fizikut të tij të fuqishëm, të kombinuar me qëndrueshmërinë, inteligjencën taktike dhe aftësinë e tij për të lexuar lojën”.

“Të lumtur që Bruqi është tashmë pjesë e klubit tonë, ne i dëshirojmë mirëseardhje dhe i urojmë fat të mirë dhe suksese, si me klubin po ashtu edhe në sferën personale”.

Postime të ngjajshme
Sport

Publikohet ranglista e re e FIFA-së, ja ku rënditet Kosova

Sport

Superlajm për Edon Zhegrovën

Sport

Aguero arrin te Barcelona dhe shpenzon gjysmë milioni euro për të blerë një veturë të re

Sport

Vëllaznimi bën goditjen e radhës në merkato