Sport

Zyrtare: Malisheva ndan rrugët me talentin gjilanas

Klubi i Futbollit Malisheva është duke u treguar aktive në këtë afat kalimtar të verës.

Skuadra që nga edicioni i ri bën gara në Superligën e Kosovës në futboll krahas ardhjeve të reja është duke u ndarë edhe me disa që ishin meritorë për suksesin historik të inkuadrimit në elitë.

Altin Aliu, është larguar nga Malisheva.

Këtë e ka bërë të ditur vetë futbollisti i talentuar gjilanas përmes një njoftimi në Facebook.

“Të dashur miq dhe ju sportdashës, me kete postim po ju informoj që nga sot nuk do të jem më pjesë e klubit FC Malisheva. Mirënjohës dhe falënderues do të ju jem çdo herë Qytetit dhe klubit te Malisheves. Falemnderit Kryesis per korrektsin dhe punen e palodhshme. Falemnderit Malishevë”, ka shkruar Aliu në llogarinë e tij.

Postime të ngjajshme
Sport

Napoli mposht bindshëm Bayernin në kuadër të miqësoreve para-sezonale

Sport

Liverpool gati kontrata e reja për 6 yjet e tyre, disa nuk janë në listë

Sport

Zyrtare: Rahoveci prezanton përforcimin e ri i cili vjen nga Llapi

Sport

Zyrtare: Futbollisti shqiptar largohet nga Prishtina