Sport

Zyrtare: Llapi nënshkruan kontratë me mbrojtësin e talentuar

Skuadra e Llapit vazhdon që tu besojë futbollistëve të rinj, shkruan Zeri.info.

Talenti Granit Musa i cili ka bërë hapin e radhës në karrierë, duke kaluar në ekipin e parë.

Mbrojtësi i djathtë ka nënshkruar kontratë profesionale me klubin, e cila e mbanë atë në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’ për katër vitet e ardhshme.

Njoftimi i plotë nga klubi:

Granit Musa kalon në ekipin e parë

Mbrojtësi i krahut të djathtë, 18 vjeçari, Granit Musa nënshkruan kontratë profesionale me Llapin

KF Llapi ka arritur të ‘blindoj’ me kontratë 4 vjeçare futbollistin llapjan të krahut të djathtë, Granit Musa. Musa ka spikatur me paraqitje për ekipin U-19 këtë edicion dhe pas gjithë atyre paraqitjeve të mira shpërblehet me kontratë profesionale.

Granit Musa i lindur më 22.02.2002 në Gllamnik të Podujevës, i gjatë 1.76 m më datë 22 të këtij muaji mbush 19 vite. Ka nisur karrierën tek Shkolla e Futbollit “Liridoni”, ku i kaloi kategoritë e reja deri tek U-17, dhe më pas si junior iu bashkangjit Llapit. Ka spikatur me paraqitje në krahun e djathtë të mbrojtjes me depërtime, gola e asistime për Juniorët. Përveç pozicionit të mbrojtësit të djathtë, Musa mund të luaj edhe si sulmues i djathtë.

Postime të ngjajshme
Sport

Dy ndeshje interesante në Superligë, vëmendja në Drenicë

Sport

Shpëtim Idrizi tregon si e mposhti Llapin

Sport

Batatina tregon si e humbën ndeshjen ndaj Trepçës ’89

Sport

Reagon presidenti i Dritës pas humbjes nga Prishtina