Sport

ZYRTARE: Llapi dhe futbollisti i njohur i ndajnë rrugët!

Klubi Futbollistik “Llapi” i ka ndarë rrugët me qendërmbrojtësin, Eglentin Gjoni, shkruan Gazetasheshi.com

Futbollisti nga Shqipëria ka pasur probleme të vazhdueshme me gjurin, gjë që ia pamundësoi rikthimin në formën më të mirë.

Njoftimi i plotë i Llapit:

“FALEMINDERIT EGLENTIN GJONI!
Me marrëveshje të dyanshme është ndërprerë bashkëpunimi me qendërmbrojtësin Eglentin Gjoni
Podujevë, 6 janar 2020 – KF Llapi njofton se pas marrëveshjes së arritur ndërmjet drejtuesve të klubit dhe qendërmbrojtësit Eglentin Gjoni, palët kanë ndërprerë bashkëpunimin, i cili ishte i vlefshëm edhe për pjesën e mbetur të këtij edicioni.
Duke qenë në dijeni se futbollisti gjatë periudhës së qëndrimit tek KF Llapi ishte përballur me lëndimin e gjurit që i pamundësonte rikthimin në fushat e blerta, K.F. Llapi dhe Eglentin Gjoni e panë të arsyeshme dhe më korrekte të përmbyllnin marrëveshjen para kohe.
Drejtuesit e klubit çmojnë kontributin e tij për klubin gjatë periudhës gjashtë mujore sa ishte pjesë e KF Llapit si dhe i dëshirojnë shumë suksese në karrierë!

Postime të ngjajshme
Sport

Armando Broja gjen sërish golin

Sport

Vendoset se në sa shtete do të luhen ndeshjet e Euro2021

Sport

Ibrahim Dreshaj tregon klasin e tij, asiston në golin e dytë të Heerenveeen ndaj Feyenordit

Sport

Burreli i Samuel Nikajt triumfon pastër ndaj 2 Korrikut në Durrës