Sport

Zyrtare: Llapi angazhon trajnerin shqiptar për përgatitje fizike

Llapi krahas përforcimeve në skuadër ka përforcuar edhe shtabin teknik të ekipit.

“Bardhekaltrit” nga Podujeva kanë angazhuar trajnerin shqiptar, Andi Kullin si trajner i përgatitjes fizike, shkruan Demokracia.com.

Kulli ka nënshkruar kontratë që e mban të lidhur atë me klubin llapjan deri në vitin e ardhshëm.

“Klubi ka arritur marrëveshje një vjeçare me trajnerin e përgatitjes fizike nga Tirana, Andi Kulli. Andi është përgaditës fizik, mjaft kompetent dhe entuziast i i cili i bashkohet shtabit teknik për të ndihmuar ekipin të arrij qëllimet e saj”, thuhet në njoftimin e Llapit.

“Zotërues i një historiku të suksesshëm të vlerësimit të nivelit të aftësisë fizike të lojtarëve i cili zhvillon një rutinë stërvitje mjaft efektive për grupin e futbollistëve për të arritur performancën e tyre më të mirë”.

Kulli edhe më parë ka qenë trajner i përgatitjes fizike në klubet shqiptare si Laçi, Kukësi e Partizani.

Postime të ngjajshme
Sport

Napoli mposht bindshëm Bayernin në kuadër të miqësoreve para-sezonale

Sport

Liverpool gati kontrata e reja për 6 yjet e tyre, disa nuk janë në listë

Sport

Zyrtare: Rahoveci prezanton përforcimin e ri i cili vjen nga Llapi

Sport

Zyrtare: Futbollisti shqiptar largohet nga Prishtina