Sport

Zyrtare: Liridon Latifi nënshkruan me skuadrën e madhe shqiptare

Merr fund drama e ditëve të fundit rreth transferimit të futbollistit të njohur, Liridon Latifi.

Latifi ka lënë futbollin hungarez dhe është rikthyer në Shqipëri, duke nënshkruar për Vllazninë e Shkodrës.

Sulmuesi anësor ishte pjesë e Puskas Akademi, ku ishte nga viti 2017.

“KF Vllaznia bën të ditur se pasditen e sotme ka arritur marrëveshjen me futbollistin Liridon Latifi”.

“Me këtë futbollist është firmosur një kontratë dyvjeçare dhe shpresojmë që ai të tregojë vlerat e tij më të mira ashtu siç ka bërë edhe në skuadrat e tjera me të cilat ka luajtur më përpara. Mirë se erdhe te Vllaznia Liridon!”, thuhet në njoftimin e klubit.

Latifi ka luajtur më parë edhe te Flamurtari, Prishtina dhe Skënderbeu, ndërsa një vit e kishte kaluar te Sheriff Tiraspoli.

Postime të ngjajshme
Sport

Zyrtare: Ky do të jetë kundërshtari i Prishtinës në “play-off” nëse e kalon Bodo Glimtin

Sport

Përfundoi aventurën me Ukrainën, zbulohet pse u largua Andriy Shevchenko

Sport

Shkëndija emëron trajnerin e ri

Sport

Ballkani ‘befasohet’ në Turqi, takohet me drejtuesit e klubit të njohur