Sport

ZYRTARE: Lejohet prania e tifozëve në ndeshjen Llapi – Shkupi

Llapi dhe Shkupi, do të luajnë ndeshjen e kthimit në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë, shkruan Gazetasheshi.com.

Ekipi nga Podujeva do të mirëpresin shkupjanët me datë 15 korrik, ndeshje kjo e cila zhvillohet nga ora 20:00.

Të besuarit e Tahir Batatinës, në këtë takim do të kenë edhe mbështetjen e tifozëve. Pikërisht për këtë edhe skuadra llapjane ka njoftuar me anë të një komunikate zyrtare në llogarinë e tyre.

Ata kanë bërë të ditur se kanë arritur të bëjnë të pamundrën për të kthyer tifozët në stadiumin “Fadil Vokrri”, ku kapacitet do të jetë sipas asaj që ka lejuar Qeveria e Kosovës me 15%. Ndërsa biletat për ndeshjen kthyese me Shkupin do të dalin në shitje këtë të hënë.

Për të qenë të pranishëm në këtë ndeshje, tifozët do të pajisen me bileta vetanke pra me emër dhe mbiemër dhe ata duhet të kenë edhe testin negativ të PCR për të hyrë në stadium, sipas asaj që kërkohet nga protokolli i UEFA-s.

Postimi i plotë:

Ndeshja e dytë e raundit të parë kualifikues së Ligës së Konferencës, ndërmjet KF Llapi dhe FC Shkupi, e cila zhvillohet më 15 korrik 2021 (E enjte) në ora 20:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”, do të zhvillohet me praninë e shikuesve.

Kryesia e klubit dhe trajneri Tahir Batatina pas shumë vështirësive kanë bërë të pamundurën për rikthimin e tifozëve në ndeshjen e dytë, ku mbështetja dhe prania e tifozëve është e domosdoshme për të kaluar në raundin tjetër kualifikues.

Biletat e ndeshjes do dalin në shitje nga dita e hënë. Përshkak të numrit të limituar të biletave, pasi kapaciteti momental i lejimit të tifozëve është 15%, biletat dhe procedura e shitjes do filloj në stadiumin ‘Zahir Pajaziti'(në postimin e radhës do njoftoheni për mënyrën e blerjes së biletave).

Poashtu bazuar në rregulloren e UEFA-s lidhur me organizimin e ndeshjeve me tifozë në kohë të pandemisë, biletat do të jenë vetanake pra me emër dhe mbiemër. Për t’u pajisur me biletë e domosdoshme është prania e një dokumenti identifikues.

Bazuar në manualin për pandeminë covid, tifozët e pranishëm kërkohet të kenë edhe testin PCR negativ për të hyrë në stadium.

Kryesia e klubit dhe kryetrajneri Tahir Batatina kërkojnë mbështetje nga të gjithë tifozët llapjanë, qytetarët e Podujevës, veçanërisht tifozeria “Legjendat” për t’i dhënë zemër skuadrës drejt kalimit tutje në garat e Ligës së Konferencave.

Kryesia e klubit kërkon nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Ministria e Shëndetësisë dhe nga organi më i lartë i shtetit, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti që të mbledh kabinetin e tij qeveritar për lejimin e së paku 30% të kapacitet të tifozëve që edhe ne t’i kemi çmimet e biletave sa më solide për tifozët e klubit.

Postime të ngjajshme
Sport

Ky është çmimi i biletave për ndeshjen Prishtina - Bodo/Glimt

Sport

Gjilani në bisedime të avancuara me futbollistin e njohur, pritet vetëm edhe firma

Sport

Drita shpërthen ‘bombën’, zyrtarizon transferimin e radhes

Sport

Munishi e uron emërimin e Begollit si trajneri i Vëllaznimit