Sport

Zyrtare: Largim i papritur nga Malisheva

Armend Abazi ka njoftuar se ka ndarë rrugët me klubin e promovuar së fundmi në Superligë, Malishevën.

Abazi që ka luajtur për “Rriqnat” edicionin e fundit për Malishevën ka vendosur të vazhdojë karrierën e tij në ndonjë klub tjetër.

Futbollisti kosovar ka konfirmuar largimin e tij nga Malisheva përmes një njoftimi në rrjetet sociale.

“Sot konfirmova shkëputjen nga klubi Futbollistik “KF Malisheva” dhe zyrtarisht jam futbollist i lirë deri në shqyrtimin e ftesave që kam nga klubet në vend”, njoftoi Abazi në Facebook.

“Gjatë këtyre 6 muajve që kam qenë në këtë klub kam pasur përkrahje nga gjith stafi dhe shfrytëzoj rastin t’i falënderojë të gjithë, si kryesinë, trajnerët, futbollistët dhe të gjithë tifozët e Malishevës”.

“Jam shumë krenar që kam dhënë kontribut për inkuadrimin historik të KF Malishevës në Superligën e Kosovës. Suksese për të gjithë”, shtoi ai.

Postime të ngjajshme
Sport

Babai i Arbër Zenelit e mohon kategorikisht se ylli kosovar i ka këputur ligamentet

Sport

Ardian Nuhiu se harron ndeshjen kundër Feyenoordit: Ja çka iu thash futbollistëve

Sport

EKSKLUZIVE: KF Onix arrin marrëveshje me ish-lojtarin e Llapit

Sport

Napoli mposht bindshëm Bayernin në kuadër të miqësoreve para-sezonale