
Iljasa Zulfiu është bërë me skuadër të re.
Zulfiu nga tani është bërë futbollisti i Laçit, teksa këtë lajm e ka bërë të ditur përmes rrjetit social “Facebook”, shkruan Gazetasheshi.com
Sulmuesi në postimin e tij nder tjera ka falendëruar shtabin teknik, ish-trajnerin Alirifa dhe bashkëlojtarët për profesionalizimin e treguar gjatë kohës sa ka luajtur te Malisheva
Postimi i Iljasa Zulfiu, pa ndërhyrje:
“Të dashur familjar e shoqëri, ju faleminderit për mbështetjën e pamohushme tërë këto vite.
Njëkohësisht dua të falenderoje shtabin teknik Senad Alirifa dhe bashkëlojtarët për profesionalizmin e treguar gjatë kohës sa isha tek KF Malisheva.
Sot e bëra një ëndërr realitet ku do të mundohem maksimalisht që të tregoje aftësit e mia Faleminderit K.F Laci për mundësinë e dhënë dhe do tua shpërblej duke dhënë gjithqka në fushë që të rikthehemi në majat e futbollit aty ku e kemi vendin ashtu dhe siç i ka hije një klubi të madh”, ka shkruar Zulfiu
22 vjeçari me parë ka luajtur te Flamurtari, kurse së fundmi ka treguar paraqitje fantastike me Malishevën, gjë që ia mundësoi të transferohej në Laçi të Superiores.