Sport

Zyrtare: Ky futbollist largohet nga Drenica pas 18 viteve

Futbollisti me shumë në futbollin e Kosovës, Azem Bejta, është larguar nga skuadra e Drenicës pas 18 viteve, raporton Zeri.info.

Bejta është aktivizuar si mbrojtës në ekipin nga Skenderaj.

Ai ka dhënë kontribut të madh për ekipin “kuqezi”

Lajmin e ka konfirmuar Bejta në rrjetin social Facebook.

Krahas tij, nga Drenica në këtë verë janë larguar edhe disa futbollistë të tjerë.

Postimi i Azem Bejtës pa ndërhyrje në Facebook

Pas 18 viteve duke mbrojtur stemen e klubit me te me te mire, klubit Kuq e Zi, dita me e veshtire ne karrieren time sportive ka ardhur. Une po largohem duke ju falenderuar per gjithcka.

Ju e dini se une kam qene i dashuruar me kete klub dhe kjo nuk ka ndryshuar si ne kohe te mira dhe ne kohe te keqija.

Ky klub me ka rritur si person, me ka ndihmuar te behem ai qe kam dashur gjithmon, te behem nje futbollist i Kf Drenices.

Sot dua te falenderoj bashkelojtaret e mi, trajneret dhe presidentet e klubit. Faleminderit ju tifoz te dashur qe keni rrugetuar se bashku me mua.

Faleminderit, te gjithe per te gjitha. Une kurre nuk do t’ju harroje, une do te jem gjithmon tifoz i klubit me te mire Kf Drenices. Ju mund te llogaritni gjithmone ne mua.

Faleminderit.

Postime të ngjajshme
Sport

Eksperti i jep shpresë Eriksenit: Mund të luajë me një kusht

Sport

Astrit Selmani, i pari që e realizon “hat-trick” në Conference Leauge

Sport

“Bombardon” përsëri Muriqi, realizon gol të bukur në miqësore me Lazion

Sport

EKSKLUZIVE: Agon Llugiqi bëhet me ekip të ri