Sport

Zyrtare: Ky është vendimi nga Juventus për Andrea Pirlon

Juventusi ka njoftuar ndërprerjen e bashkëpunimit me trajnerin italian, Andrea Pirlo, pas vetëm një sezoni.

Zonja e Vjetër ka filluar tashmë ndryshimet pas mbylljes së sezonit 2020/21 dhe para fillimit të përgatitjeve për sezonin e ri.

Drejtuesit e klubit italian e kanë filluar nga trajneri dhe tashmë kanë njoftuar ndërprerjen e bashkëpunimit me trajnerin Pirlon.

Juventusi ka shfrytëzuar rrjetet sociale për të falënderuar Pirlon për punën njëvjeçare dhe duke i uruar fat për të ardhmen.

 

“Faleminderit, Andrea. Këto janë fjalët e para që të gjithë ne duhet të themi në fund të kësaj përvoje të veçantë së bashku”, thuhet në njoftimin e Juventusit.

Në vend të Pirlos në rolin e trajnerit pritet të vjen Massimiliano Allegri.

Postime të ngjajshme
Sport

Nexhipi ‘transferon’ super futbollistin te Ballkani!

Sport

Ky futbollist njofton për largimin nga Arbëria

Sport

Etrit Berisha pritet të nënshkruajë me shtatë herë kampionin e Italisë

Sport

Bëhen ndryshime të mëdha në skuadër, konfirmohet ardhja e Rafet Prekazit