
Bledi Shkëmbi do të jetë trajneri i ri i Ballkanit, raporton Gazeta Olle.
Shkëmbi ka bindur presidentin, Arsim Kabashi për t’i marrë në dorë frenat e skuadrës.
Lajmin e bëri të ditur vetë skuadra përmes faqes zyrtare duke treguar se kishte shumë konkurrent, por Shkëmbi ishte ai që bindi më së shumti.
Trajneri i ri do të nisë stërvitjet në ditët e para të Janarit 2021 me grupin e plotë teksa do përgatitet për stinorin pranveror.
Kjo do jetë aventura e tretë për të pasi më parë udhëhoqi Lirinë dhe Teutën.