Sport

Zyrtare: Ky është përzgjedhës i ri i Zvicrës

Tashmë është zyrtare, Murat Yakin është trajneri i ri i përfaqësueses së Zvicrës, i cili pason Vladimir Petkoviçin e larguar pas Eruopianit.

Ish-mbrojtësi 46-vjeçar, nënshkroi mëngjesin e sotëm kontratën e tij, që do ta mbajë të lidhur deri në fund të kualifikueseve për Botërorin 2022, me opsion rinovimi, në qoftë se gjërat shkojnë mirë.

Vlen të theksohet fakti se si kandidat për të marrë drejtimin e Zvicrës u përfol edhe trajneri aktual i Kosovës, Bernard Challandes.

Yakin së fundmi ishte trajner i Schaffausenit në Ligën e Dytë të Zvicrës, teksa tashmë do të drejtojë ekipin kombëtar.

Ky padyshim është momenti më kulminant si trajner për 46-vjeçarin me origjinë turke, i lindur në Basel, i cili ka luajtur për Zvicrën.

Si futbollist, Yakin regjistroi 49 paraqitje me fanellën helvete duke shënuar 4 gola.

Postime të ngjajshme
Sport

"Efekti" Berisha rriti vlerën e Prishtinës, tani bardhekaltërit bëhen klubi më i shtrenjtë në Kosovë!

Sport

Batatina i kundërpërgjigjet “Xhebrailave”

Sport

Ronaldo biznesmen i suksesshëm, i ndryshoi jetën 40 mijë njerëzve

Sport

Ish futbollisti i Prishtinës nënshkruan për skuadrën e njohur evropiane