Lajme

Zyrtare: Ky është kandidati i PDK-së për kryetar të Klinës

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka prezantuar sot kandidatin për kryetar të ardhshëm të Klinës, Sokol Bashota.

Krasniqi tha në Klinë se çdo projekt i madh zhvillimor që ka ndodhur në këtë Komunë që nga paslufta e mban vulën e PDK-së.

“Sokol Bashota ka dhënë shembullin e liderit të devotshëm që u rri afër qytetarëve, që angazhohet për ta, që punon mirë dhe fort për ta, pa lënë askënd prapa. Në këto katër vjetët e fundit, stagnimin e Klinës e ka parë secili. Çdokush mund ta ketë një rast për t’u dëshmuar, por askush s’mund t’i ketë dy raste pa dëshmuar asgjë. Prandaj, qytetarët e Klinës po e kërkojnë rikthimin e PDK-së, sepse e dinë që zhvillim për Klinën ka vetëm me PDK-në”, tha Krasniqi.

Ai tha se qytetarët e Klinës e njohin Sokolin e ia njohin përkushtimin dhe më 17 tetor zgjedhjen e kanë të lehtë.

“Ai jo veç që është alternativa më e mirë, por është edhe garancia e vetme për ta ndërtuar një rrëfim të ri dhe për ta kthyer Klinën pa kurrfarë vonese e pengese në rrugën e zhvillimit që sot i mungon”, tha Krasniqi.

Duke folur për qeverisjen aktuale në Klinë, kreu i PDK-së tha se ajo tashmë është parë nga gjithë qytetarët si e dështuar.

“Në këto katër vjetët e fundit, stagnimin e Klinës e keni parë ju vetë. Asnjë projekt i madh e i rëndësishëm. Asnjë ndërmarrësi për zhvillim. As për rini, as për ekonomi, as për bujqësi, as për infrastrukturë. Kjo nuk mund të vazhdojë edhe më tej kështu”, tha Krasniqi, duke shtuar se PDK është e vendosur që kësaj gare t’i hyjë për të fituar e për ta ndalë degradimin.

Ndërsa, kandidati për kryetar të ardhshëm të Klinës, Sokol Bashota, tha se Klina duhet t’i kthehet zhvillimit pasi në vitet e fundit ka degraduar nga qeverisja e keqe.

“Edhe pse Komuna ka buxhet shumë më të madh, nuk është ndërtuar as edhe një shkollë. Për katër vjet nuk kanë arritur asnjë Zyre të Gjendjes Civile ta përfundojnë. Kanë shtruar rrugë me 2 centimetra trashësi asfalti e vetëm 2 metra gjerësi. Prandaj në tetor duhet të ndalojmë degradimin e Klinës dhe ta rikthejmë qeverisjen e mirë dhe zhvillimore. Katër parti politike që u bënë kundër PDK-së në zgjedhjet e kaluara nuk kanë arritur për 4 vjet të bëjnë as sa kemi bërë ne për dy vite”, tha ai.

Postime të ngjajshme
Lajme

KEDS: Këto vende do të mbesin pa rrymë nesër

Lajme

Gastronomët kanë një njoftim për gjithë klientët

Lajme

U raportua se janë kthyer eshtrat e Ukshin Hoti, ja çfarë thotë djali i tij

Lajme

Këtyre moshave u takojnë 3 viktimat e sotme të COVID-19