Sport

Zyrtare: Ky është futbollisti i radhës që konfirmon largimin nga Ulpiana

Klubi i inkuadruar së fundmi në Superligën e Kosovës në futboll, Ulpiana po përballet me valë të largimeve.

Lipjanasit që nga rikthimi në elitën e futbollit kosovar kanë emëruar vetëm trajnerin e skuadrës, Edlir Tetovën, ndërkaq futbollistët kanë filluar të largohen, shkruan Demokraca.com.

I pari që konfirmoi largimin ishte Kujtim Qeli i cili përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook njoftoi ndarjen me klubin.

Krahas tij, së fundmi që ka bërë të ditur “divorcin” me “bardhekaltrit” është edhe Bashkim Selimi.

Ai me anë të një postimi ka treguar se nuk do të jetë më pjesë e Ulpianës.

Ardi Shala ka qenë i pari që ka ndarë rrugët me klubin. Shala javë më parë ishte prezantuar te Llapi.

Postime të ngjajshme
Sport

Eksperti i jep shpresë Eriksenit: Mund të luajë me një kusht

Sport

Astrit Selmani, i pari që e realizon “hat-trick” në Conference Leauge

Sport

“Bombardon” përsëri Muriqi, realizon gol të bukur në miqësore me Lazion

Sport

EKSKLUZIVE: Agon Llugiqi bëhet me ekip të ri