Sport

ZYRTARE: Ky është futbollisti i radhës që ka konfirmuar largimin nga Feronikeli

Prince Balde është futbollisti i radhës që ka konfirmuar largimin nga skuadra kosovare, FC Feronikeli.

Përmes rrjeteve sociale, Balde ka njoftuar largimin dhe ka falënderuar klubin për mundësinë e dhënë

“Sot unë i them lamtumirë një klubi fantastik si Feronikeli. Unë dua t’i falënderoj të gjithë që më ndihmuan të bëhem një futbollist më i mirë dhe që më bën të ndjehem si në shtëpi”, ka shkruar futbollisti në rrjetet sociale.

23-vjeçari te ‘Nikli’ u transferua nga skuadra e KF Drenicës. Ai më parë ka luajtur në Liberi, te klubi i Breweris.

Të interesuar për shërbimet e mbrojtësit janë disa klube kosovare, përfshi edhe FC Dritën.

Postime të ngjajshme
Sport

Zyrtare: Futbollisti shqiptar largohet nga Prishtina

Sport

Muriqi flet rreth së ardhmes së tij

Sport

Napoli hedh ne gjyq Elseid Hysajn, kjo është arsyeja

Sport

“Dritoni i gjithanshëm”, shkrimi i parë në gazetë për Driton Kukën nga shoqja e shkollës