Sport

ZYRTARE: Kukësi shpërthen ‘bombën’, prezanton një super transferim

Klubi Futbollistik ‘Kukësi’ nga Shqipëria edhe zyrtarisht e ka shpërthyer ‘bombën’ duke transferuar sulmuesin e njohur shqiptar, Agim Ibraimin.

Ibraimi ka nënshkruar kontratë dy vjeçare me verilindorët, shkruan Gazetasheshi.com

Futbollisti ka karrierë të pasur në Evropë, duke veshur fanellën e Cagliarit në Seria A, fanellën e Mariborit e shumë skuadrave tjera të njohura.

Ibraimi është një sulmues që mund të bëjë disa pozicione, teksa në sezonin e fundit ishte pjesë e Shkëndijës së Tetovës.

NOW IT’S OFFICIAL!!!

Agim Ibraimi është zyrtarisht futbollist i Kukësit!

Futboll Klub Kukësi ka kënaqësinë që të njoftojë arritjen e marrëveshjes me sulmuesin Agim Ibraimi! Sulmuesi nga Tetova ka firmosur sot kontratën dy vjeçare me skuadrën tonë duke u bërë zyrtarisht futbollisti ynë!

Ibraimi ka një karrierë shumë të pasur në Europë, duke veshur fanellën e Cagliarit në Serinë A, fanellën e Mariborit, Olimpija Ljubljanës në Slloveni. Suksese ka pasur edhe në kampionatin kazak me Astanën, duke fituar titullin kampion. Në karrierën e tij si futbollist, Ibraimi ka fituar 2 Kupa Sllovenie, 4 tituj kampion në Slloveni e një titull në Maqedoninë e Veriut. Sa i përket aspektit personal, Ibraimi është shpallur 3 herë futbollisti i vitit në Maqedoninë e Veriut dhe ka luajtur një numër të konsiderueshëm ndeshjes ndeshjesh në Champions League dhe Europa League.

Ibraimi do të bashkohet të hënën në stërvitje me ekipin dhe do të nisë përgatitjet me ekipin tonë. Mirë se vjen Agim! Të priftë e mbara!

Karriera e Ibraimit!

🇰🇿 Astana
🇮🇹 Cagliari
🇹🇷 Eskisehirspor
🇸🇮 Olimpija Ljubljana, Maribor, NK Nafta, Domzale
🇦🇹 Salzburg Juniors
🇦🇱 Shkëndija e Tetovës

Postime të ngjajshme
Sport

Werder Bremen konfirmon një rast me COVID-19 në skuadër

Sport

ZYRTARE: Publikohet renditja e re e FIFA-s, kjo është pozita e Kosovës

Sport

Trajneri spanjoll drejton Kosovën për ndeshjet ndaj Malit të Zi dhe Suedisë

Sport

“Cima” ka një dedikim për Munishin dhe lojtarët