Sport

ZYRTARE | Kontrata e parë profesionale, Feronikeli “blindon” sulmuesin Sokol Kiqina

Gjatë ditës së sotme në zyrat e Feronikelit ka nënshkruar kontratën e parë profesionale, sulmuesi nga akademia e klubit, Sokol Kiqina.

Kiqina ka kohë që stërvitet me ekipin e parë dhe ka bindur kryetrajnerin, Klodian Duro, që ta ketë edhe zyrtarisht me ekipin e parë.

Kiqina tashmë ka dy paraqitje me Feronikelin, duke arritur të realizojë një gol, për ndeshjen e Kupës së Kosovës.

Ai luan në pozitën e qendërsulmuesit, i aftë të luajë edhe në pozita tjera sulmuese, njofton klubi.

Duro ka kohë që bashkëpunon fuqishëm me akademinë e Feronikelit, duke ofruar gjithnjë lojtarë të rinjë me ekipin e parë, duke i dhënë mundësinë secilit që të dëshmohet.

Postime të ngjajshme
Sport

Ish-futbollisti i Dritës dhe Gjilani në stërvitje te Ballkani, por klubi ende nuk e ka zyrtarizuar

Sport

Dana White pas bisedës me Khabibin tregon nëse do të rikthehet në UFC

Sport

Ish-mbrojtësi i Kosovës shfaqet në përgatitje me Gjilanin, por klubi ende nuk e ka zyrtarizuar

Sport

Dallku dhe Dautaj i bashkohen Gjilanit në Durrës, futbollistët mund të ‘firmosin’ gjatë ditëve në vazhdim