Sport

Zyrtare: Konfirmohet raportimi i BlicMedia, ish futbollisti i Shqipërisë trajner i Feronikelit

BlicMedia mbrëmë ka raportuar nga burime të sigurta se Klodian Duro pritet të jetë trajner i Feronikelit.

Feronikeli ka njoftuar se e ka emëruar Klodian Duron – ish-yllin e Kombëtares së Shqipërisë, në postin e trajnerit të ekipit të parë.Duro ka nënshkruar marrëveshje dyvjeçare me klubin e Superligës së Kosovës.

42-vjeçari nga Tirana do ta pasojë Afrim Tovërlanin, i cili e largua nga Nikli këtë fillimjavë për shkak të rezultateve të dobëta.Feronikeli i mblodhi vetëm pesë pikë në pesë javët e para në sezonin e ri në Superligë nën udhëheqjen e Tovërlanit.

Duro, ish-trajneri i Kukësit Kamzës dhe Luftëtarit, vjen për ta përmbushur synimin e klubit nga Drenasi për të fituar trofe.

Profesionin e trajnerit e filloi menjëherë pas pensionimit nga futbolli aktiv, duke marrë drejtimin e Kukësit, klub me të cilin arriti ta fitonte Kupën e Shqipërisë në sezonin e tij të parë.

Ai i kishte regjistruar gjithsej 78 ndeshje për kombëtaren kuqezi, duke realizuar 6 gola.Duro do ta mbledhë skuadrën të mërkurën për stërvitjen e parë si trajner i Niklit.

Postime të ngjajshme
Sport

Munishi kapet me drejtorin e Dritës: Veç për volejboll mundesh mem fol

Sport

Shtatë futbollistë shqiptarë tek Lokomotiva e Zagrebit, ja sa është paga mesatare tek klubi kroat

Sport

“Skifterat” me komunikatë publike: Qëndrojmë prapa Gjilanit dhe vendimeve të presidentit Zuka

Sport

Ibrahimi paralajmëron Drenicën para takimit të së martës